Rama me të rinjtë para presidencës, mesazh Metës: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes
  • 4 years ago
Në një fjalim në podiumin e ngritur jashtë Pallatit të Kongreseve që mbushi bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me të rinjtë ulur në karrige përpara Presidencës, kryeministri Edi Rama i çoi një mesazh në distancë kreut të shtetit Ilir Meta. Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, agument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard. Rama tha se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zenë hapësirë - tha Rama.

"S'mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër", u shpreh Rama.

Duke folur sërish para të rinjve, me këshilla se si duhet të ndërtojnë rrugën e komunikimit me njerëzit, kryeministri 'thumboi' sërish Presidenti Ilir Meta, kur tha se liria për t'u shprehur i jep mundësinë kujtdo ta keqpërdorë atë dhe të flasë publikisht gjëra të paqena, duke pasur parasysh këtu, akuzat për grusht shteti që Meta ka bërë ndaj mazhorancës.
Recommended