Report TV - Mosdekretimi i Lleshit, Rama i shkon në presidencë Metës

  • 6 years ago
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për më shumë se 90 minuta me presidentin Ilir Meta në presidencë. Rama ka dalë duke buzëqeshur nga presidenca. Pavarësisht se iu kërkoi socialistëve të mos reagojnë dhe të mos komentojnë vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, vetë kryeministri Rama kërkoi një takim me Metën. 

Report Tv ka siguruar pamje nga momentet kur Rama hyn në Presidencë. Nuk dihet ende nëse ky takim ka patur një rezultat pozitiv, por dje Rama porositi deputetët socialistë të mos reagojnë pasi sipas tij, politika është një lojë shahu.Takimi Rama-Meta vjen pas deklaratës publike që Presidenca lëshoi dje, ku thuhej se Meta nuk kishte krijuar një bindje të plotë për kandidaturën e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Komenti për vendimin e Metës, nuk ka munguar as nga demokratët. Basha nga Korça tha sot se Meta po vepron në bazë të kompetencave kushtetuese.

Recommended