Report TV - 75 vjetori i Çlirimit, Rama krah Metës tek Varreza e Dëshmorëve

  • 4 years ago
TIRANE- Sot 75 vite nga çlirimi i vendit, shqiptarët përkujtojnë ditën e shënuar mes dhimbjes dhe lotëve për viktimat e tërmetit që la pas mëngjesi i 26 shtatorit. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bashkuar në ceremoninë për homazhet në nder të kësaj dite tek Varrezët e Dëshmorëve.

Ashtu si në 107 vjetorin e Pavarësisë, edhe sot qeveria ka anuluar të gjitha aktivitet që ishin organizuar për këtë ditë, pasi i gjithë shteti është në këmbë për t'i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar tek Varrezët e Dëshmorëve. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeminstri Erion Braçe.

Recommended