Report TV - PD kandidon Sherefedin Shehun për kryetar bashkie në Dibër

  • 8 years ago
Partia Demokratike do të kandidojë Sherefedin Shehun për kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet që do të zhvillohen në 11 shtator.

Lulzim Basha pas takimit me nënkryetarin Edi Paloka dhe Gent Strazimirin, që është i mandatuar për procesin zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur që kandidati i djathtë për bashkinë e Dibrës të jetë deputeti Sherefedin Shehu.

Sherefedin Shehu është me origjinë nga qyteti i Dibrës, aktualisht është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë.

Në vendin e Sherefedin Shehut në Kuvend do të ulet Dhurata Çupi. Ndërsa nga e majta kandidat pritet që të jetë Dionis Ymeraj, drejtori i Tatimeve për Qarkun e Dibrës.

Burime nga partitë e koalicionit të majtë shprehen se kandidatura e Dionis Ymerajt nuk është konsultuar, por nuk janë kundër tij.

Recommended