Ora News - Mediu: Qeveri teknike, jo zgjedhje të parakohshme. Dibra sfidë për opozitën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PR, Fatmir Mediu tha se qeveria teknik është një domosdoshmëri për vendin në mënyrë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në studion e lajmeve të Ora News, kryerepublikani tha se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, por vetëm qeveri teknik, pasi sipas tij mazhoranca nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si një tjetër kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Mediu: Është shumë më parimore ta shikojmë çështjen jo të lidhur me një moment të caktuar kur jemi në vështirësi apo kur fitojmë kredo politike. Ta shikojmë në raport me kredon politike që duhet të ketë vendi dhe kredo me e madhe politike që mund të ketë vendi dhe politika në përgjithësi është kur ne të bëjmë të mundur që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe vendosin ata kush duhet të jetë qeverisja e vendit. Nuk po them që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, por them që domosdoshmërit të kemi një qeveri teknik që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/mediu-qeveri-teknike-jo-zgjedhje-te-parakohshme-dibra-sfide-per-opoziten/

Recommended