Report TV - Veliaj 1-vit në Bashki, këshilltarët e PD: S’ka bërë punë,etja e tij pushteti
  • 8 years ago
Këshilltarët e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës, akuzuan sot kryebashkiakun Erion Veliaj se në një vit s'ka bërë punë, por ka demonstruar etje për pushtet.

Këshilltarët demokratë Akil Kraja dhe Mateo Spaho thanë se Veliaj nuk bëri dot bilancin për punën e tij, pasi ajo që i intereson është pushteti.

"1 vit pas ardhjes në krye të bashkisë së Tiranës, nuk bëri dot një bilanc. Ai tha që taksat do uleshin, ato u rritën. Veliaj ka vetëm fjalë, bën propagandë dhe organizon pseudoevenimente të mbushur me militantë. Në një vit, Veliaj ka gënjyer qytetarët, tha që bileta e urbanit nuk do rritet, por ato u rritën, tha që taksat nuk do rriten ato u rritën. Tha që nuk do priten pemë, por e kundërta është po të hedhim një vështrim", u shpreh Akil Kraja.

Ndërsa Mateo Spaho tha se Bashkia ka shpenzuar zero lekë për përmirësiin e jetës së qytetarëve.

?Taksat e Veliajt janë rritur me 50 mln dollarë dhe çerdhet ja bojatisin sipërmarrës që nuk dihet se kush janë. Veliaj bënë tendera me para publike. Veliaj merret me të vobektët dhe persekuton të varfrit. Kjo bashki ka shpenzuar 0 lekë për përmirësimin e jetës së qytetarëve?, theksoi tha ai.
Recommended