Perse ka trafik ne Tirane? Veliaj: Kemi pune qe duhen bere

  • 3 years ago
Trafiku në Tiranë është kthyer në një shqetësim gjatë javëve të fundit. Qyterarët janë ankuar shpeshherë për këto rrugët e tejmbushura nga automjetet. Për këtë fenomen shqetësues, është pyetur vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili i ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan tha se shkak i trafikut janë punimet që po kryhen në disa rrugë. Një ndër to është edhe rruga e Durrësit.

?Arsyeja pse ne kemi trafik është se janë punë që duhen bërë. Të ndërrosh një kanalizim që nuk ishte bërë që në kohën e Zogut. Çfarë ndodh? Tirana ka një pendencë 3%. Vjen tubacioni 120 dhe futet në një tubacion më të vogël 80. Pra kishe derdhje të ujit dhe rruga e Durrësit nuk shkarkonte. Janë punë për t?u bërë. Do e çash rrugën për 45 ditë. U bë vitin e parë ?Dritan Hoxha?, kolektori kryesor. U bë vitin e dytë rruga e Elbasanit, u bë Kombinati, tani i kishte ardhur koha rrugës së Durrësit?, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended