Report TV - E hëna pushim, OSHEE e disa institucionet të tjera vijojnë punën

  • 8 years ago
Menjëherë pas miratimit të reformës në drejtësi Kryeministri Edi Rama mori një vendim për ti dhënë administratës pushim ditën e hënë. Por sot shumica e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve kanë qënë në punë. Qytetarët kanë marrë shërbime në të gjitha pikat e postës në Tiranë, duke përfshirë marrjen e pensionit dhe shërbimet e tjera. Pagesa e dritave është bërë normalisht në pikat e OSHEE-s.

Ndërkohë ministritë dhe shumica e drejtorive kanë qënë të mbyllura ditën e hënë, duke respektuar vendimin e qeverisë.

Institucioni që preket direkt nga reforma në drejtësi, gjykatat, kanë qënë të mbyllura, ku më herët është njoftuar se dita e hënë do të jetë pushim dhe se nuk do të zhvillohet asnjë gjyq.

Edhe Kryeministri Edi Rama gjatë paradites ka shkuar në zyrën e tij për pak minuta. Ndërkohë puna vijon normalisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Parlament, ku sot do të mbyllet sesioni i parë.

Recommended