Restorantet kineze vijojne punen ne Tirane

  • 4 years ago
Liju është kuzhinieri i një restoranti në kryeqytet që ofron ushqim tradicional kinez. Eksperiencën e fituar në vendin e tij, në Kinë, e ndan prej 5 vitesh me klientët në Tiranë. Ai ndjek me vëmendje zhvillimet për konoravirusin që dyshohet se u përhap nga një supë me lakuriq nate, por këtë rrezik nuk e sheh në Shqipëri.

?Pjatat që ne gatuajmë janë tradicionale kineze, por produktet që përdorim janë shqiptare duke nisur nga mishi, mielli, perimet, gjithçka. Aktiviteti ynë ka vijuar normalisht, kemi klientë shqiptarë, të huaj dhe aziatikë?, thotë Liju.

Liju shprehet se frika për përhapjen e koronavirusit ekziston për të gjithë, por në Shqipëri ndjehet i qetë. Ai është zhvendosur në Tiranë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndaj rikthimin në Kinë nuk e sheh si një plan të afërt.

?Në Tiranë jam mirë?.

Veç Liju janë rreth 300 qytetarë kinezë që jetojnë dhe punojnë në Tiranë.

Tv Klan

Recommended