Report TV - Ahmetaj: Nëse s'ka aksidente politike, rritja e PBB mbi 3,4%

  • 8 years ago
Për tremujorin e parë të 2016, ekonomia shqiptare është rritur me 2.9%, gjë që, sipas Ministrisë së Financave, mund të bëjë të mundur një rritje vjetore prej më shumë se 3.4%, e parashikuar fillimisht nga Qeveria. Në një takim me gazetarët, Ahmetaj u shpreh mjaft optimist për tejkalimin e pritshmërive për rritjen ekonomike. Ai nënvizoi se kjo është mëse e mundur nëse ekonomia shqiptare nuk do përballet me aksidente të brendshme apo të importuara politike.

Ahmetaj u ndal dhe te rishfaqja e detyrimeve të prapambetura. Ai tha se çdo institucion që do akumulojë borxhe ndaj biznesit do të përballet me ngrirjen e fondeve për projekte, të cilat do përdoren për shlyerjen e faturave të papaguara ndaj biznesit. Ahmetaj u ndal edhe te dy amnistitë që ka ndër mend të zbatojë qeveria në vijim: atë mbi detyrimet e bizneseve te tatimet, si dhe mundësia për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme. Ai tha se bizneseve do t?u falen detyrimet para vitit 2011, ndërkohë që pas këtij viti do mund t?u zbriten deri 30% në rast se paguajnë 70% të debive.

Recommended