Ora News – Shkodër, konsultorja e fëmijëve dhe e gruas pa ujë, mjekët: Rrezikohet shëndeti

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkoder prej vitesh në 3 muajt e verës, furnizimi i rregullt me ujë për konsultoren e fëmijëve dhe atë të gruas në lagjen ?Partizani? dhe Rus mungon tërësisht. Situata bëhet e rëndë pasi mjekët dhe infermierët duhet të sigurojnë ujin përmes mjeteve rrethanore, dukë vënë kështu në pikëpyetje edhe kushtet higjeno ? sanitare.
Sabahete Beci, mjeke pediatre: Zakonisht ditët e nxehta që duhet me u shtu presioni i ujit, këtu nuk kena fare. S?kemi gjatë gjithë ditës. Marrim shishe prej shpie. Vijnë fëmijë me temperaturë dhe është e domosdoshme. Ne që flasim për higjienën, sinqerisht na duket qesharake.
Ky produkt jetik që mungon gjatë të gjithë paradites i privon në punën e tyre bluzat e bardha, të cilat thonë se institucioni përgjegjës për sigurimin e ujit, nuk ka marrë asnjë masë deri më tani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konsultorja-e-femijeve-dhe-e-gruas-pa-uje-mjeket-rrezikohet-shendeti/

Recommended