Ora News - Fakulteti Filologjik, bën bashkë emrat më të shquar që janë diplomuar ndër vite

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës bëri bashkë në një aktivitet të veçantë studentët elitarë ndër vite që sot kanë bërë emër në politikë, media e fusha të tjera.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shprehu gatishmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni ndërsa shprehu kërkesën që kjo ceremoni të bëhet e përvitshme.
Ndërsa dekani Shezai Rrokaj e konsideroi fakultetin e Histori Filologjisë, një fole të dijës që ka nxjerrë student me kontribute të mëdha për vendin.
Mes të diplomuarve të suksesshëm të fakultetit të Histori Filologjisë krahas deputetëve, gazetarëve e studiuesve ra në sy dhe prania e Ministres Eglantina Gjermeni.
Aktiviteti ishte i bazuar në kujtime dhe përjetime të protagonistëve, por nuk munguan as batutat pikante.



Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/fakulteti-filologjik-ben-bashke-emrat-me-te-shquar-qe-jane-diplomuar-nder-vite/

Recommended