Godinat që morën jetë! Si u 'rrit' ndër vite 'Miramare' me 4 kate mbi të njëjta themele
  • 4 years ago
TIRANË - Babëzia për të ndërtuar diku me leje dhe ku pa leje për të shtuar një kat më tepër mbi kolona të paqëndrueshme si dhe mosfunksionimi për një kohë të gjatë i instancave shtetërore ka sjellë dëme të konsiderueshme nga tërmeti 6.4 ballë i rënë në 26 nëntor 2019 në Shqipëri.

Emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv zbarthi detaje nga abuzimet në ndërtime që i kanë kthyer godinat në "fije kartoni" përballë fatkeqësive natyrore.Gjendja e mjerueshme e tre pallateve në Thumanë që u shembën pas tërmetit, është denoncuar prej vitit 2010 por nga kjo kohë e deri më 26 nëntor, askush nga zyrtarët nuk kishte marrë masa, për të parandaluar një tragjedi të tillë. Mosveprim ky që në ditët në vijim ka shumë gjasa që të shoqërohet edhe me verifikime hetimore nga prokuroria e Krujës.

Nga ana tjetër objektet e rrëzuara si Bar-Restorant dhe Hotel ?Mia Mare? në Durrës, janë ndërtime që kanë nisur si godina 2 katëshe dhe që më pas në vitet në vijim, janë rritur me leje ose pa lejë nga bashkia Durrës, me tre apo katër kate të tjera. Kjo ka bërë që pesha mbi kolonat e projektuara për ndërtim dy kate, të rritet mbi kapacitetin e mundshëm.
Recommended