Report TV - Të rinjtë braktisin leximin e letërsisë shqipe, zgjedhin autorët botërorë

  • 8 years ago
Leximi i letërsisë shqiptare ka një rënie të ndjeshme. Ky pohim vjen jo vetëm nga shitësit e librarive, por edhe nga vetë lexuesit. Ata që nuk kanë asnjë interes për letërsinë shqiptare janë të rinjtë, e këtu bëhet fjalë edhe për ata të rinj që janë lexues të kualifikuar

Ndërsa për sa i përket asaj pjese të lexuesve që preferon të zgjedh libra e tipit bestseller me aventura ose aksion, letërsia shqipe është më tepër se e huaj

Edhe pse letërsia shqipe ka botime cilësore e autorë të njohur, lexuesit vijojnë të kenë interes vetëm për dy prej emrave të njohur, Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin.

Por vitet e fundit ka nisur të ketë një bum lexuesish kryesisht për Ismail Kadarenë, ndërsa krijimtaria e Dritëro Agollit ka nisur të mungojë edhe në raftet e librarive

Çështja shtrohet se çfarë do të ndodh me zhvillimin e gjuhës shqipe nëse siç shprehen librashitëset shumica e të rinjve zgjedhin të lexojnë autorë të njohur të letërsisë botërore vetëm në origjinal.

Recommended