Ora News – Evazioni te bizneset Vip, FMN: Në 8 subjekte të mëdha, vlera 1.1 mld lekë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrollet te biznesi i madh zbardhin evaizonin në miliarda lekë.
Një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë zbardh shifrat e kontrolleve te biznesit VIP, subjektet e TVSH-së dhe vlerën e evazionit të gjetur.
Sipas raportit, deri më 8 mars të këtij viti, janë kryer kontrolle te 1358 subjekte të TVSH-së, ku janë konstatuar se janë futur shtesë në buxhetin e shtetit 2.9 miliardë lekësh.
Raporti evidenton se pjesa dërrmuese e evazionit ose 1.5 miliardë lekë nga totali I shumës janë gjetur te kontrollet e bizneseve që operojnë në Tiranë dhe pjesa tjetër prej 400 milionë lekë në qytetet e tjera të vendit.
Shifrat tregojnë gjithashtu se 1.1 miliardë lekë janë gjetur nga zyra e bizneseve të mëdha, të njohur ndryshe si VIP-at në 8 raste nga një total prej 15 bizneseve të kontrolluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/evazioni-te-bizneset-vip-fmn-ne-8-subjekte-te-medha-vlera-e-evazionit-1-1-mld-leke/

Recommended