Ora News –Referendum për reformën në drejtësi? Majko: Na duhen votat e opozitës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpesh është hedhur ideja që reforma në drejtësi të çohet në referendum popullor në mënyrë që populli të japë verdiktin e tij, por për të shkuar deri atje ka një sërë pengesash ligjore dhe kushti kryesor është miratimi në Parlament me 94 vota.
Deputeti socialist, Pandeli Majko tha në seancën e Kuvendit, se për të miratuar referendumin dhe pyetjet e referendumit në bazë të ligjit duhen 94 kartonë jeshil të deputetëve, çka do të thotë detyrimisht edhe votat e opozitës.
Majko: Shumë nga njerëzit në publik sot thonë se pse nuk e sillni në referendum dhe përgjigja është: ne nuk e sjellim në referendum sepse në bazë të ligjit ky referendum dhe pyetjet e referendumit duhet të miratohen me 94 vota, pra duhen edhe votat tuaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pse-nuk-dergohet-ne-referendum-reforma-ne-drejtesi-majko-sqaron/

Recommended