Ora News - Pastrohen kanalet vaditëse, fermerët e Zharrzës: Na përmbytnin dhe banesat

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërhyrja për pastrimin e kanaleve kullues e vaditës në një gjatësi prej të paktën 10 km në Zharrëz të Patosit, ka bërë kullimin e tokave bujqësore, një pjesë e të cilave ishin rykthyer në moçalishte. Fermerët thonë se në rast reshjesh, nga mungesa e kanalizimeve përveç tokave, u përmbyteshin edhe banesat.
Mungesa e pastrimit prej 25 vitesh i kanaleve kulluese e vaditëse në njësinë Administrative Zharrëz të bashkisë Patos kishte bërë që sipërfaqe të tëra toke të riktheheshin në kënetë dhe fermerët nuk mund ti punonin.
Por ndërhyrja prej 45 ditësh për pastrimin e kanaleve ka bërë që fermerët e zonës ti rikthehen punës në bujqësi, falë kullimit të tokës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pastrohen-kanalet-vaditese-fermeret-e-zharrzes-na-permbytnin-dhe-banesat/