Report TV - Fitorja e Kombëtares ndaj Rumanisë, ja si festuar në qytetet e Shqipërisë

  • 8 years ago
Fitorja ndaj Rumanisë po festohet kudo në rrugët e qyteteve të Shqipërisë. Të gjithë duken sikur kanë vërshuar në rrugë për të shprehur gëzimin mbi fitoren e ekipit Shqiptar përballë atij të Rumanisë.

Këto atmosfera festive krejt origjinale në llojin e vet, nuk i përket ndonjë qyteti Francez por, Korçës, Fierit dhe Beratit.

Pedonalet e qytetit janë mbushur si kurrë më parë me tifozë, teksa të jep përshtypjen se çdo gjë duket e veshur kuqezi.

Recommended