Report Tv - Zbardhet ngjarja në Kamëz, autori kërcënoi: Do ju vras të gjithve

  • 8 years ago
Zbardhet ngjarja e rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku mbeti e plagosur shitësja 19-vjeccare e marketit. Report TV ka siguruar videon e agresorit, i cili duket me maskë dhe me një armë kallashnikov pak sekonda para se të hyjë në market.

Agresori ka qenë me një xhup të zi, pantallona të errëta dhe me një palë atlete. Pasi ka dalë nga dyqani ai është rikthyer sërish duke i thënë shitëses se do ta vriste atë dhe të gjithë personat që ndodheshin dhe ka qëlluar sërish.

Policia ka mundur të shoqërojë në polici disa persona. Madje dyshon se njëri prej tyre mund të jetë dhe autori që po shikoni në këto plane.

Sipas policisë, autori mund të jetë shtetasi Fabian Bushagjokaj, tashmë i arrestuar. Burimet saktësojnë se Bushgjokaj është i dënuar për grabitje me armë.

Ai është duke kryer dënimin, ndërkohë ai ndodhej në liri me leje të posaçme nga burgu dhe këtë të premte do të rikthehej sërish në qeli. Policia ka mundur të marrë filmimet e të gjithë zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Burime të zyrtare të policisë bëjnë me dije për Report Tv se ngjarja mund të ketë lidhje me një hakmarrje të mundshme. Kjo për vetë faktin se autori nuk ka marrë asgjë nga dyqani.

Ndërkohë që 19-vjeçarja ka marrë një plumb në këmbë. Ajo ndodhet e shtruar në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recommended