Reforma në drejtësi - Vasilika Hysi në Ora News: Ja çfarë thanë dje në Komision Lu dhe Vlahutin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vasilika Hysi zgjodhi Ora News për të folur për herë të parë si anëtare e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi në ditën e miratimit nen për nen të draftit final. Hysi zbuloi duke cituar fjalë për fjalë qëndrimet e Ambasadorëve Lu e Vlahutin para anëtarëve të Komisionit dhe 8 risitë e draftit. Kërkesa e opozitës për vendet e rezervuara, për Vasilika Hysin, jo vetëm si politikane por dhe si jurist, do të sillte kapjen më të madhe të sistemit gjyqësor.
Për herë të parë në një studio televizive në cilësinë e anëtares së Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi, ka zbuluar qëndrimet e Ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin pas dyerve të mbylluara të Komisionit që miratoi pa opozitën draftin final.
Vasilika Hysi: Ambasadorja Vlahutin vlerësoi të gjithë proçesin, kërkoi që kjo reformë të miratohet para se Parlamenti të mbyllë sesionin e tij për shkak të pushimeve verore por njëkohësisht edhe një çështje që ka mbetur e diskutueshme ajo beson se mund të zgjidhet. Ndërsa Ambasadori amerikan vetëm dy fjalë tha: Faleminderit për të gjithë punën që keni bërë dhe e dyta, ne mbështesim 100% draftin që kemi në dorë.
Hysi tha se drafti final ka 8 risi dhe pasqyron, mes të tjerave dhe kërkesa të opozitës.
Vasilika Hysi: Ky draft pasqyron të gjitha diskutimet që kemi bërë mazhorancë-opozitë, pra politika, në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Pasqyron të gjitha mendimet, përmirësimet që kemi sjellë.
Vendet e Rezervuara janë kushti i opozitës për të votuar reformën në drejtësi, por për Vasilika Hysin, si përfaqësuese e mazhorancës por akoma më shumë si juriste, kjo formulë do sillte kapjen më të madhe të gjyqësorit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/vasilika-hysi-ne-ora-news-ja-cfare-thane-dje-ne-komision-lu-dhe-vlahutin/