Report TV - Dhuna ndaj grave, shoqëria civile ngre zërin:Mos hesht, stop dhunës

  • 8 years ago
Dhjetra gra e vajza si dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot pasdite përpara Piramidës, ku kanë bërë apel që të ndalet dhuna ndaj gruas dhe të mos heshtet për këtë fenomen.

Sipas organizatorëve, përmes kësaj protestë synohet që të thyhet heshtja ndaj dhunës, fenomen që pak ditë më parë u shënua në mes të një sheshi, në mes të njerëzve, ndaj një gruaje, një nëne, një vajze fenomen që është një këmbanë alarmi, është një tregues i kalbjes e humnerës morale ku na ka çuar ky sistem politik.

Gratë dhe vajzat protestuese kanë shtuar se, ngjarja në të cilën u përfshi Marsela Çaushaj është një ngjarje e ardhur si pasojë e heshtjes së shoqërisë dhe heshtjes së institucioneve, ku dhuna është kthyer në banalitet e çdo viktimë e banalizojmë duke e detyruar të tkurret, të fshihet, të hesht, të poshtërohet.

Recommended