Ora News – Familja Çapja padit në prokurori policinë, e akuzon për terror

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas arrestimit të 8 personave, pjesëtarë të fisit Çapja dhe miq të afërm me ta, Familja Çapja në Elbasan ka vijuar akuzat ndaj policisë të cilat tashmë i ka depozituar edhe në rrugë ligjore në prokurori.
Përmes një letre publike akuzojnë forcat e policisë se kanë qëlluar me armë në drejtim të pjesëtarëve të familjes, në resortin ?Univers? ku gjendeshin dhjetëra klientë të huaj.
?Policia ka kërcënuar familjarët dhe dëshmitarë të ndryshëm për të zhdukur provat e ndërhyrjes brutale? shkruhet në letrën e familjes Çapja.
Aksioni i policisë çoi në arrestimin e Florenc Çapes dhe Bledar Muçës, që i shpëtuan atentatit të 5 ditëve më parë në Elbasan. Bashkë me ta u arrestuan edhe 5 persona të tjerë, nga fisi Çapja dhe të afërm të tyre. Familja Çapja, nëpërmjet studios së tyre ligjore, thotë se policia qëlloi në drejtim të biznesit pa paralajmërim, ndërsa është ushtruar dhunë fizike e psikologjike, duke mos kursyer edhe fëmijët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/familja-capja-padit-ne-prokurori-policine-e-akuzon-per-terror/

Recommended