Report TV - Shkrumbohen nga zjarri 3 biznese në Spitallë të Durrësit, s'ka të lënduar

  • 8 years ago
Një zjarr i madh ka rënë sot në mesditë rreth orës 12.00 në lagjen 15 e cila përfshin zonën e Spitallës në qytetin e Durrësit.

Nga flakët janë përfshirë disa banesa të vjetra që ishin lëshuar nga pronari i tyre për biznes.

Dëmet materiale nga ky zjarr kanë qenë të mëdha pasi tre objektet e djeguara shërbenin si magazinë, mobilieri dhe servil biçikletash.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të 5 mjeteve zjarrëfikse u shmang përfshirja nga flakët e një rrobaqepsie aty pranë si dhe i banesave të tjera private.

Nuk raportohen dëme në njerëz nga ana e efektivëve të zjarrfikesve si dhe të policisë, ndërkohë që ka nisur puna edhe për evidentimin e dëmeve.

Nderkohë një grup hetimor ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e zjarrit. Mendohet se ai mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike për shkak të rrjetit tejet të amortizuar.

Recommended