Report TV - Situata nga djegia e mbeturinave në periferi të Durrësit
  • 5 years ago
Studentët e Universitetit ?Aleksandër Mojsiu? në Durrës kanë dalë në protestë këtë të premte për mënyrën sesi po menaxhohen plehrat në këtë qytet.

Report TV raporton se ato kërkojnë ndërprerjen e depozitimit dhe djegies së plehrave pranë universitetit, duke u shprehur se jeta e tyre çdo ditë e më shumë po vendoset në rrezik.

Ata kanë paralajmëruar institucionet qendrore dhe vendore të Durrësit se në rast se nuk marrin masat e nevojshme, do të përshkallëzohen protestat.
Recommended