Ora News – Gruaja e dhunuar denoncoi 3 herë dhunën, por ish-burri nuk u dënua asnjëherë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhunuesi sistematik i gruas ka vetëm një proçedim penal, pavarësisht se Gjykata ka lëshuar tre urdhra mbrojtje për nënën e tre fëmijëve. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar hetim në gjendje të lirë për 44 -vjeçarin, aktualisht të arrestuar, pas bërjes mediatike të videos ku shfaqej dhuna shtazarake ndaj ish- bashkëshortes 38 vjeçare, në sy të dy fëmijëve të mitur.
Edhe pse 38-vjeçarja, Marsela Çaushaj, ka denoncuar tre herë në polici dhunën nga ish-bashkëshorti i saj, ka vetëm një proçedim penal.
Por edhe në këtë rast, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar hetim në gjendje të lirë.
Ky është i vetmi informacion që jepet nga burime në Gjykatën e Vlorës, ndërsa Prokuroria nuk jep asnjë sqarim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gruaja-e-dhunuar-denoncoi-3-here-dhunen-por-ish-burri-nuk-u-denua-asnjehere/

Recommended