Ora News – Pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Haki Çako pezullohet nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërkohë dy drejtorë të tjerë nga sektori i forcave operacionale u pezulluan për pengimin e zbardhjes së të vërtetës. Vendimi i Gjykatës u mor sot, 7 qershor 2016, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila po heton në lidhje me një pajisje përgjimi të përdorur nga policia. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i cilësuan veprimet e Prokurorisë tregues të joseriozitetit të institucioneve ndërsa Tahiri mbrojti qëndrimin e tij se policia nuk ka kryer përgjime.
Tirane- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar nga detyra, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.
Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet-pezullohet-nga-detyra-drejtori-i-pergjithshem-i-policise-se-shtetit-haki-cako/

Recommended