Video shokuese - Skandal në Vlorë, burri rreh gruan në sy të fëmijëve dhe në mes të rrugës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skandal në Vlorë. Burri ushtron dhunë ndaj gruas në prani të dy fëmijëve dhe kalimtarëve të shumte. Ngjarja ka ndodhur sot në afërsi të tregut kryesor të qytetit,ndërsa pamjet vijnë të filmuara me një aparat celular.
Burri ushtron dhunë edhe në momentin kur gruaja është e ulur dhe dëgjohen dy fëmijët që qajnë me të madhe. Në një moment kanë ndërhyrë kalimtarët për të larguar burrin.
Nuk dihen shkaqet e dhunës se ushtruar ,por në pamje shihen dhe njerëz që tentojnë të largojnë burrin i cili kërkon me çdo kusht të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Mësohet nga informacionet e siguruara nga policia e Vlorës së uniformat blu pas ngjarjes së rëndë kanë shoqëruar burrin që ka ushtruar dhunë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/skandal-ne-vlore-burri-rreh-gruan-ne-sy-te-femijeve-dhe-ne-mes-te-rruges/

Recommended