Report TV - Veliaj: Këndi i lojërave, jo triumf dhurata e 1 qershorit për fëmijët

  • 8 years ago
Një ditë para përurimit të Këndit të Lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit për ta pasur atë gati, për festën e fëmijëve në 1 Qershor. Ai ka parë nga afër punën e kryer në terren për realizimin e projektit, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për ditën e nesërme. Më pas, ai vizitoi edhe një hapësirë tjetër, që i është shtuar Parkut të Liqenit, projektin për rijetëzimit e pjesës që ndodhet midis Korpusit të Universitetit dhe Gardës së Republikës, i cili veç trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave të tjera shlodhëse, është pasuruar edhe me 200 pemë qershie japoneze, donacion i qeverisë së Japonisë.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se falë këtij projekti u bë e mundur që një nga zonat më pak të frekuentuara të parkut të sistemohet dhe të mbillet me pemë, duke u kthyer kështu në një portë të re të parkut të Liqenit. ?Kthyem një gërmadhë, një tokë totalisht të djerrë, një vend aspak tërheqës, në një hapësirë jashtëzakonisht tërheqëse, edhe në hyrjen pedonale të Parkut të Liqenit?, tha kryetari Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një rëndësi të madhe gjelbërimit dhe krijimit të hapësirave rekreative për të gjitha moshat në Tiranë. Ai shtoi se në vetëm 11 muaj është bërë e mundur mbjellja e 11 mijë pemëve në parqe, rrugë apo edhe në blloqe pallatesh.

Veliaj theksoi se hapësira e gjelbëruar që iu shtua sot Parkut të Liqenit, është parathënie e këndit të lojërave për fëmijë që do të çelet nesër paradite. ?Dua të ftoj të gjithë qytetarët të marrin fëmijët e tyre dhe energjinë pozitive me të cilën duam ta kurojmë këtë qytet, dhe të na bashkohen në hapjen e parkut nesër në orën 10:00, në datën 1 Qershor. Kjo është dhurata më e bukur që Bashkia e Tiranës mund të kishte menduar për fëmijët e qytetit, për ata që janë qytetarët më të devotshëm, që e pranojnë menjëherë të renë, qytetarët më simpatikë dhe qytetarët më bashkëpunues në Tiranë?, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai solli në vëmendje se pas debatit të gjatë që ka shoqëruar ndërtimin e këndit të lojërave, tashmë është koha që të gjithë të bashkohen dhe ta lënë bashkinë të punojë.

?E di që për parkun është debatuar shumë, por ky nuk është momenti as për t'u treguar triumfalist, as për ta trajtuar një palë si fitues dhe palën tjetër si humbëse; jemi të gjithë fitues në Tiranë, me një park të bukur për fëmijët në një hapësirë të Liqenit që po ruhet edhe po shtohet siç ishte ky park i qershive. Në Tiranë po fitojnë të gjithë! Ndaj, edhe besoj që është momenti që të shikojmë përpara, që të bashkohemi, është momenti që ta lëmë Bashkinë që të punojë, që ta ndajmë çfarë janë gjëra me dobi publike dhe që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje dhe kaq shumë sherrnajë, dhe çfarë janë gjëra që realisht meritojnë një debat publik?, theksoi Veliaj.

Ndërsa, bëri të ditur se këndi i lojërave do të jetë falas për fëmijët, Veliaj shtoi se është e papranueshme për Tiranën që të ndahet për punët publike që i shërbejnë të gjithëve dhe jo vetëm...

Recommended