Report TV - Ecte me prindërit,makina përplas për vdekje 3-vjeçaren te Fresku

  • 8 years ago
Një fëmijë ende i paidentifikuar është përplasur për vdekje në zonën e Freskut rreth orës 17:30 të kësaj të hëne. Makina me targë AA 416 LY po ecte mbrapsht në momentin që ka përplasur vogëlushin 3 vjeç i cili sapo kishte dalë nga një market i zonës së bashku prindërit e saj.

Fëmija, një vajzë 3-vjeçare u përplas nga një automjet me targë AA 416 LY me drejtues personin me inicialet F.O i cili është shoqëruar në komisariat. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 tek rruga e Thesarit.

Vogëlushja u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? por nuk ka mundur t?i rezistojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Edhe një grua është lënduar nga aksidenti, por sipas policisë ajo është ende e paidentifikuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me një jetë të humbur.

Recommended