Shqipëria krah NATO-s, në operacionet anti IS në terren por dhe me mision detar në Egje dhe Mesdhe

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria po shqyrton mundësitë që të bëhet pjesë e operacioneve të koalicionit anti ISIS në terren.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë referimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po zhvillon ditën e dytë të punimeve të saj në Tiranë.
?Ne jemi në proces shqyrtimi dhe krijimi të hapësirave ligjore, për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren, si dhe jemi duke vlerësuar nga afër përfshirjen në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizën e refugjatëve. Në kuadër të BE-së, prej nëntorit 2015, kemi dërguar një ekip çminimi (EOD) në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficer shtabi në operacionin ALTHEA, në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, mbetet shumë e rëndësishme për t?u theksuar ndihma e Shqipërisë në projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. Aktualisht personeli ynë po këshillon dhe ndihmon disa vende partnere, si Gjeorgjia, Ukraina etj, për të ndërtuar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe ripërtëritëse?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia...

Recommended