Reagon “Petrolifera”: Manovra e gabuar e anijes shkaktoi rrjedhje të naftës në det- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania ?Petrolifera? ka reaguar në lidhje me ndotjen me naftë të plazhit të Zvërnecit.Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur nga një manovër e gabuar në anijen që po furnizohej me naftë, çka ka shkaktuar presion dhe si pasojë rrjedhje të naftës në det. ?Petrolifera? thekson se produkti i derdhur nuk përbën rrezik për fundin e detit dhe është lehtësisht i pastrueshëm. Ndërkohë përfaqësues të Partisë Demokratike e kanë cilësuar ndotjen në këtë plazh në nivele dramatike.
Kompania ?Petrolifera? ka sqaruar arsyet e aksidentit që shkaktoi ndotjen e rreth 5 km vijë bregdetare në Zvërnec të Vlorës.
Sipas reagimit të ?Petroliferas?, gjithçka ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar të një anije që po furnizohej me naftë në atë moment në port, çka ka shkaktuar një çarje me pasojë rrjedhje të naftës në det.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reagon-petrolifera-manovra-e-gabuar-e-anijes-shkaktoi-rrjedhje-te-naftes-ne-det/