Top News - Die Welt: Erdogan i kërkoi gjeneralëve fundosjen e anijes greke

  • 4 years ago
Gazeta gjermane ?Die Welt? pretendon se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar të provokojë një incident ushtarak me Greqinë në Mesdheun Lindor pasi sipas saj, po kërkon të mbijetojë politikisht.


Raporti me titull ? Lufta e llogaritur e Erdoganit? del në përfundimin se ?po të varej nga presidenti turk, marina e tij do ta kishte fundosur me kohë një anije greke në Mesdhe?. Duke cituar burime ushtarake turke, gazeta pretendon se përpara disa ditësh, kreu i shtetit turk i ka kërkuar gjeneralëve të godisnin një anije greke në mënyrë që të ajo të fundosej, por të siguroheshin që gjatë këtij procesi të mos vritej askush.

Kur gjeneralët refuzuan, pati sugjerime të qëllohej një avion luftarak grek pasi piloti i tij edhe mund ta kishte mundësinë të hidhej me parashutë e të shpëtonte, por edhe ky variant u hodh poshtë. Erdogan thotë se gjithë çfarë pretendon në situatën e krijuar, është drejtësia. ? Në zemër të aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe Egje qëndron kërkesa jonë për njohjen e të drejtave tona. Sepse ka një përpjekje për ta kufizuar Turqinë në brigjet e saj me një ishull që është vetëm 10 km katrorë, duke injoruar përmasat gjigante prej 780,000 kilometrash katrorë të Turqisë?, u shpreh një ditë më parë ai.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DieWelt#RecepTayyipErdogan#TopChannel

Recommended