Zbardhet vrasja e Elton Çiços, dy autorët në kërkim. 5 mln lekë për informatorët- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Identifikohen autorët e vrasjes së Elton Çiços në Tiranë. Policia bën me dije se dy autorët e dyshar janë Jani Alia dhe Renato Milloshi.
?Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me strukturat qqëndrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e rrethit Tiranë pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe proçedurial kanë bërë të mundur zbulimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokal ?De Niro? me datë 1 maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person i njohur si me preçedent kriminal.Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit Jani Naim Alia 39 vjeç lindur dhe banues në Tepelenë dhe Renato Hysni Milloshi 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedent të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-dy-aut...