Bylykbashi: Institucionet të zbatojnë ligjin, ose dënohen me burg- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i investuar në proçesin e dekriminalizimit të politikës, i ka bërë apel institucioneve shtetërore që të mos sabotojnë punën për këtë ligj, në rast të kundërt do përballen me vepër penale që dënohet me burg. Bylykbashi tha se proçesi dëshmoi se ligji funskionon, ndërsa verifikimin e të dhënave nga intitucionet si dhe mbledhjen e infomacionit për çdo zyrtar dhe dërgimin për hetim të thelluar në Prokurori, e cilëson si fazën më të rëndësishme të gjithë proçesit dekriminalizues.
Demokrati, Oerd Bylykbashi, një ndër inisiatorët dhe hartuesit kryesorë të dekriminalizimit, thotë se faza e parë e implementimit të ligjit që lidhet me vetëdeklarimin, dëshmoi se proçesi funksionon.
Por më e rëndësishmja tha ai sapo ka nisur tani, verifikimi i çdo të dhëne.
Bylykbashi apeloi ndaj institucioneve që kanë administruar formularët e vetëdeklarimit dhe ligji i ngarkon për të bërë verifikimet, që të mos sabotojnë punën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bylykbashi-per-dekriminalizmin/