Kreu i FMN: Biznesi i stresuar. Reagon Rama: Thuaj dhe gjerat pozitive, mos ma tund kokën!

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me një gjuhë të ashpër, kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me disa prej përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtare financiare në vendin tonë dhe përfaqësues të biznesit të huaj. Rama tha se asnjë investitor i huaj nuk është larguar nga vendi ynë.
Rama: Është hera e parë që administrata tatimore fillon të punojë pas 20 e kusur vitesh me platformën në bazë të riskut. Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jensen, është shumë e rëndësishme.
Reagimi erdhi pasi përfaqësuesi i FMN-së, Jens Reinke, tha se biznesi ndihet i stresuar në Shqipëri.
Reinke: Komuniteti ndërkombëtar ka ende një vlerësim të ulët për Shqipërinë si një lokacion investimesh. Ata flasin për stresin që vijnë nga çështje të ndryshme. Gjithashtu edhe investitorët vendas thonë se klima e biznesit nuk është shumë e mirë.
Teksa mori pjesë në një forum për reformën në ekonomi, Rama ju kujtoi qytetarëve se në çfarë situate e gjeti ekonominë e vendit dhe cilat janë ndryshimet që po ndodhnin.
Në 32 muaj, Rama mendon se ka shumë për të thënë për ato që kanë ndodhur dhe ato që do të ndodhin më tej.
Rama: Ne e kemi filluar punën 32 muaj më parë dhe dua t?ju kujtoj që FMN nuk ishte këtu fare. Ishte përzënë pa ceremoni. Dua t?ju kujtoj që Banka Botërore kishte ndaluar çdo lloj vazhdimësie të programeve të veta për shkak të një reforme të kërkuar me këmbëngulje si kusht për të vazhduar programet që ishte reforma e pensioneve.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-perf...