Biznesi: Puna pa taksa na ndihmon/ FMN shpreh rezerva për lëvizjen e qeverisë - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy masat drastike të heqjes së tatimit fitimit dhe TVSH, biznesi i vogël i vlerëson si një ndihmë të konsiderueshme që do t?i japë frymëmarrje të madhe kryesisht ekonomive familjare. Madje sipas tyre qeveria është e vonuar në këtë nismë. Është një ndihmë e madhe dhe realiste, pasi lehtësohen shumë bizneset nga detyrimet. Por një nisëm e tillë duhet të ishte marrë kohë më parë pasi shumë dyqane të vogla janë mbyllur për shkak të pandemisë. -thotë Albert Nasto nga shoqata e biznesit të vogël. Të dy këto masa pritet të kenë në buxhet një efekt prej 5 mld lekë. Numri dy i ministrisë së financave Vasilika Vjero thotë se nismat kanë në fokus ringritjen e ekonomive familjare ndërsa do të nxisin edhe punësimin, pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia. Më herët FMN i ka kundërshtuar këto nisma, pasi sipas saj gërryen bazën tatimore në periudhën afatgjatë, ndaj dhe miratimi i tyre nuk ka gjetur konsensusin e plotë të institucionit financiar.Ne kemi nisur konsultimet edhe me misionin e FMN këto ditë. FMN ka bërë sugjerimet e saj, që pragu i TVSH të ishte 8 mln lekë, por ne vendosim të ishim pranë kësaj shifre edhe për një lloj përafrimi me pragun e tatimit fitimit me qëllim që mbështetjen e biznesit-tha Vjero.Të dy masat nisin efektet nga një janari i vitit të ardhshëm, duke dëshmuar qartë se pavarësisht efektet pozitive për biznesin, nismat kanë karakter elektoral.