Fier, nevojitet transplanti i zemrës, familja e një 22 vjeçari: Po lufton me vdekjen- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 22 vjeçar nga Fieri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Patras në Greqi, ku i riu ndodhej në emigracion. Sipas familjarëve, 22 vjeçari ka rënë në kontakt me një bakter që i ka dhënë miokardit, zmadhim zemre. Të afërmit thonë se mjekët në Greqi kanë kërkuar të bëjë transplant zemre, por kostoja e lartë e ndërhyrjes e ka lënë operacionin pezull.
Familjarët e një 22 vjeçari në fshatin Kashisht të njësisë Frakull të Fierit, apelojnë për ndihmë financiare për realizimin e transplantit të zemrës për të riun, që kap koston 150 mijë Euro. Sipas familjarëve Arbiol Rrapaj, prej një muaji në emigracion Greqi, ka rënë në kontakt me një bakter që i ka dhënë miokardit, zmadhim zemre. Të afërmit thonë se nuk kanë asnjë lloj mundësie për të paguar ndërhyrjen për transplantin e zemrës në spitalin e Athinës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nevojitet-transplanti-i-zemres-familja-e-nje-22-vjecari-po-lufton-me-vdekjen/

Recommended