Nishani: Pajisja e përgjimit kërcënoi sigurinë kombëtare, kush pengon hetimet do përballet me ligjin

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Bujar Nishani i kërkon prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë autoritetet që kanë përdorur pajisjen e paligjshme të përgjimit ndërsa i bëri thirrje institucioneve të mos bëhen pengesë e hetimeve.
?Shikoj tashmë por e konfirmuar dhe zyrtarisht se në institucionet shtetërore funksionon një pajisje përgjimi ilegale. Një instrument antikushtetues të cilin nuk e besoja kur e pashë në media para disa ditësh por tashmë i konfirmuar nga institucionet shtetërore që ky mekanizëm ilegal, antikushtetues, antiligjor qenka prezent e funksionin.
Atëherë ky përbën një shqetësim të madh për shoqërinë tonë për atë dimension të lirisë së shtetit të së drejtës. Nga kjo sallë bëj thirrje dhe i kërkoj zyrtarisht e publikisht prokurorisë së shtetit të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe të qytetarëve të tij. Të mbrojë dimensionin e sigurisë tonë kombëtare.
I kërkoj zyrtarisht prokurorisë të hetojë gjithë procesin dhe procedurën e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje ilegale që kërcënon mbi të gjitha dimensionin e lirisë tonë të përbashkët. Të hetojë kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të vijë e të hyjë në Shqipëri një pajisje që në çdo rast nu mund të hyjë kurrë në Shqipëri pa lejen e autorizimin e prokurorisë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nishani-pajisja-e-pergjimit-kercenoi-sigurine-kombetare-kush-pengon-hetimet-do-perballet-me-ligjin/