Vlorë - Shkollat profesionale, Klosi:Të gjitha në proçes binjakëzimi me shkollat europiane

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka deklaruar se të gjitha shkollat profesionale janë në proçes binjakëzimi me ato europiane. Sipas Klosit kjo gjë do të mundësojë që diplomat e këtyre shkollave të jenë të vlefshme si për tregun shqiptar, ashtu edhe për tregun europian të punës. Sipas Ministrit, qendrat e formimit kanë kontratë paraprake me biznesin, për të punësuar të gjithë ata që ndjekin këto kurse.
Të gjitha shkollat profesionale në vend janë në proçes binjakëzimi me shkollat më të mira europiane.
Kjo do të mundësojë nxjerrjen e nxënësve me diploma të vlefshme jo vetëm për tregun shqiptar të punës, por edhe atë europian.
Këtë ka deklaruar Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, gjatë një aktiviteti në shkollën teknologjike ?Pavarësia? të Vlorës.
Sipas Klosit, të gjitha shkollat profesionale do të kthehen në qëndra ekselence, të binjakëzuara me shkollat zvicerane.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shkollat-profesionale-klosite-gjitha-ne-proces-binjakezimi-me-shkollat-europiane/

Recommended