Report TV - Klosi: Shkollat profesionale në proces binjakëzimi me ato europiane

  • 8 years ago
Të gjitha shkollat profesionale në vend, janë të gjitha në proces binjakëzimi me shkollat më të mira europiane. Kjo do të mundësojë nxjerrjen e nxënësve me diploma të vlefshme jo vetëm për tregun shqiptar të punës, por edhe atë europian.

Ministri i Blendi Klosi gjatë një aktiviteti në Shkollën Teknologjike ?Pavarësia? të Vlorës, deklaroi se të gjitha shkollat profesionale do të kthehen në qendra ekselence, të binjakëzuara me shkollat zviceriane.

"Që të gjitha do të marrin një mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtarë për t'i transformuar këto godina jo vetëm në të bukura dhe me emër shumë të madh, por në godina ku ofrohet një profesion real. Ku të kemi mundësi që nxënësit të marrin një zanat jo vetëm duke marrë edukimin nëpër klasa por duke qenë nëpër laboratore shumë herë më të mira. Duke qenë afër praktikave europiane duke patur mundësi që atë që mësojmë në shkolla ta aplikojnë edhe në biznes, tha Klosi.

Recommended