Në grupin PD, Vlahutin: Pa reformën në drejtësi integrimi bllokohet për 3 vite- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej orës 10:00 në selinë e PD-së vijon mbledhja me dyer të mbyllura e grupuit parlamentar të Partisë Demokratike. Ora News ka mundur të zbadhë diskutimet brenda grupit të PD-së, ku ka munguar ish kryeministri Berisha ndërsa deputetja e PD-së Jozefina Topalli është larguar pas gati një ore. Burimet bëjnë të ditur se ambasadorët kanë kërkuar që reforma në drejtësi të miratohet brenda këtij sesioni kuvendor
Vlahutin mësohet të ketë thënë: Nuk ka ndihmë për Shqipërinë pa reformën në drejtësi. Pa reformën integrimi bllokohet për 3 vite. S?kemi kërkuar votim pa lexuar me detaje draftin e reformë
Patozi mësohet të ketë thënë:Duhet një kontratë e re sociale, jo vetëm kjo reformë. Investimi juaj kaq i madh me kushte të pazakonta. Do ishte më mirë që ky investim të bëhej për një kontratë të re me qytetarët.Ky investim të bëhej për një Kushtetutë e Republikë të re. Mendoj për ndryshime tërësore kushtetuese.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/lu-dhe-vlahutin-sot-ne-mbledhjen-e-grupit-pd/