Report TV - Drejtoria e Transportit: Patentat e reja nga 1 janari 2017,çfarë ndryshon

  • 8 years ago
Shkëlqim Gruda, Kreu i Drejtorisë së Drejtuesve të Mjeteve, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, thotë se nga 1 janari 2017 do hyjnë në fuqi patentat e reja. Bashkë me to do ndryshojë edhe mënyra e testimit të drejtuesve të mjeteve.

Për herë të parë do hyjë në përdorim patenta e kategorisë AM, e cila do të jepet për të gjithë të interesuarit pas moshës 16 vjeç, duke ju nënshtruar vetëm testit teorik.

Një udhëzim i Ministrisë së Transporteve i miratuar në prill ka përcaktuar standardet e reja për patentat e drejtuesve të mjeteve të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2017.

Për herë të parë do hyjë në përdorim patenta e kategorisë AM, e cila do të jepet për të gjithë të interesuarit pas moshës 16 vjeç, duke ju nënshtruar vetëm testit teorik. Shkëlqim Gruda, Kreu I Drejtorisë së Drejtuesve të Mjeteve, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor, thotë se të gjitha patentat aktuale do të jenë në fuqi deri në përfundim të skadencës së tyre.

Recommended