Report TV - Durrës, ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Shpëtim Shala

  • 8 years ago
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tij tip "Volfswagen 5" me targa AA 086 HJ, në Durrës.

Viktima është Shpëtim Shala, 50 vjeç, biznesmen i ndërtimit. Ai është gjetur i pajetë në zonën e plazhit ?Iliria?.

Ai dyshohet se është qëlluar me pistoletë silenciator, pasi asnjë banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja.

Kjo pasi Shala njihet në Durrës si person me precedent penal të mëparshëm, pasi pak vite më parë ishte hetuar për trafik lëndësh narkotikësh.

Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë nuk është provuar përfshirja e tij direkte.

Recommended