Report TV - Ambientalistët kundër prishjes së fasadës së stadiumit "Qemal Stafa"
  • 8 years ago
Partia Konservatore dhe përfaqësues të shoqërisë civile, protestuan sot përpara stadiumit kombëtar Qemal Stafa, kundër projektit për ndërtimin e ?Arenës Kombëtare?, që parashikon edhe prishjen e pamjes perëndimore të stadiumit aktual.

Sazan Guri tha se prishja e pamjes perëndimore të stadiumit, shkatërron nëj pjesë të historisë së kombit dhe veçanërisht të qytetit të Tiranës.
Sipas tij fasada e stadiumit e ndërtuar nga arkitektët italianë ka vlera historike dhe të kujtesës kombëtare.

Për këtë shkak sipas tij, ajo nuk duhet prishur. Guri bëri thirrje edhe kundër realizimit të projekteve të ndërtimit kullave 20 katëshe dhe projekteve që sipas tij janë parashikuar në zonën e liqenit apo në zona të tjera.

Pas protestës grupi i personave të drejtuar nga Sazan Guri dhe nga nënkryetari i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi lexuan një peticion drejtuar krerëve të shtetit dhe partive politike për sensibilizimin e tyre me qëllim mosprishjen e fasadës perëndimore të stadiumit.
Recommended