Policia shpëton dy turistë italianë, kishin përfunduar në një shpellë 70 m të thellë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës shpëton dy turistëve italianë të cilët kishin humbur rrugën në malin e Çikës në Himarë.
Sipas bluve, rreth orës 14:30 të ditës së djeshme ishin njoftuar se në një mal të Himarës ndodhen 2 turistë, shtetas italianë (për piknik), të cilët kanë humbur rrugën e orientimit për t?u kthyer.
Menjëherë, Shërbimet e Policisë së Vlorës janë organizuar për t?iu ardhur në ndihmë këtyre 2 turistëve L. R 26 vjeç, banues në Ankona dhe P. C 31 vjeç, banues në Trevizio.
Mësohet se këta dy shtetas, janë nisur për piknik më datë 30.04.2016 në drejtim të Malit të Çikës dhe ditën e djeshme kishin planifikuar të zbrisnin në fshatin Dhërmi, por në zbritje të malit ata kanë hasur në një terren të vështirë, duke ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë qëllim kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/policia-shpeton-dy-turiste-italiane-kishin-perfunduar-ne-nje-shpelle-70-m-e-thelle/

Recommended