Shkodër, 4 hajdutë hynë për të grabitur banesën e një biznesmeni, i arratisen policisë- Ora News
  • 8 years ago
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Blutë shoqëruan në Komisariat dhe një person, të dyshuar si bashkëpunëtor i grabitësve, por nga dëshmia e marrë mësohet se nuk ka asnjë provë që ky person të jetë i përfshirë në ngjarje.
Nga dëshmia e pronarit të banesës mësohet se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë asnjë person në banesë. Saba Rashketa ka mbërritur në banesën e tij vetëm pasi është njoftuar për ngjarjen.
Sakaq pas kontrollit të apartaementit, Rashketa ka konfirmuar se grabitësit nuk kanë arritur të marrin asgjë.
Deri tani policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të grabitësve.
Edhe pamjet filmike të marra nga kamerat e subjekteve përreth mësohet se janë të turbullta dhe nga larg, çfarë bën të pamundur identifikimin e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-momenti-kur-policia-rrethon-banesen-largohen-autoret-e-grabitjes/
Recommended