Incidenti, ndalohet hyrja e Rakipit, Bushatit, Lubonjës dhe Bojaxhiut në takimin e Ramës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një incident ka ndodhur sot në Hotel Tirana ku kryeministri Rama po prezantonte projektin e stadiumit të ri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.
Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe të ftuar nuk janë lejuar nga rojet e Gardës të hyjnë në sallë.
Mes tyre ishte Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe kryetari i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Gjergj Bojaxhi.
Incidenti ndodhi pak pasi kryeministri Edi Rama kishte nisur të fliste në mbledhje. Lubonja, Rakipi dhe Bushati kanë qenë kritikë me projektin e prezantuar pak ditë më parë për ndërtimin e ?Arenës Kombëtare? në vendin ku sot është stadiumi ?Qemal Stafa?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-takimin-e-rames-per-stadiumin-ndalohet-hyrja-e-rakipit-bushatit-lubonjes-dhe-bojaxhiut/

Recommended