Meta sulme dhe ironi Ramës dhe ambasadorit të BE-së: Timonieri ynë s'ka frena

  • 5 years ago
TIRANE-Atë që bëri dje për 60 minuta në konferencën për shtyp, Presidenti Ilir Meta po e vijon sërish sot, por këtë herë nga faqja zyrtare në Facebook duke vijuar luftën institucionale me qeverinë, por edhe ndërkombëtarët. Meraku është po i reforma në drejtësi, por edhe kriza politike. Kur na ndajnë pak ditë nga tre vjetori i miratimit të reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vota, Meta akuzon dhe ironizon duke ngritur pyetjen se cështja është nëse është 'Reforma apo Ramaforma'? Më pas Meta shpjegon se cfarë është sipas tij Ramaforma.

'Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ?krijues? i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s'ka frena, dhe si i tillë shquhet për ?krijimtari? të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura' shkruan Meta.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi sot sërish dialog mes palëve për të kapërcyer situatën politike aktuale, por Presidenti Meta u kundërpërgjigj menjëherë duke u hedhur në sulm me 10 pyetje publike drejtuar kryediplomatit të BE-së në Tiranë, ndërsa e akuzon se nuk e ka mbështeur në nismën për të ulur palët.

Meta dje propozoi që në 13 tetor të realizohen zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për President, tek të cilat do të kandidojë sërish. Ndërkohë që sulmoi hapur dhe ashpër ndërkombëtarët duke i cilësuar si; Qesharakë, ngatërrestar, intrigantë, lojë ambasadash, që sipas tij u tallën me shqiptarët. Megjithatë për propozimin e tij për tre zgjedhje në tetor dhe deklaratat e sotme pritet reagimi nga kreu i qeverisë.

Recommended