BE grant 430 mijë euro për fëmijët në nevojë: Jini kreativ, mos na shikoni si “Bankë”- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian kërkon nga organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile që të mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe të nxjerrin të miturit nga situata të rrugës. BE ka dhënë një grant prej 430.000 euro grante që synon të mbështesë organizata të përfshirë në strategjinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me synimin që të identifikohen të miturit në nevojë në të gjithë vendin.
Bashkimi Europian nëpërmjet një granti prej 430.000 euro synon të mbështesë shoqërinë civile për të bashkëpunuar ngushtësisht me organizta që mbrojnë fëmijët si viktima të trafikimit, ose të miturit në situatë rruge.
Anila Meco: Janë organizata të mëdha dhe të vogla, të vendosura në zona rurale apo edhe në qytete të cilat kanë në fokusin e punës së tyre të drejtat e fëmijëve, që punojnë në fushën e fëmijëve të dhunuar, të atyre të trafikuar apo janë në rrezik trafikimi.
Për përfaqëuesit e BE, granti duhet të investohet në punë konkrete për të shkuar deri në zonat më të thella ku ka informacionet për fëmijë të rrezikuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/be-grant-430-mije-euro-per-femijet-ne-nevoje-jini-kreativ-mos-na-shikoni-si-banke/

Recommended