UNICEF projekte per femijet ne nevoje - (25 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

400 fëmijë të Bathores, çdo pasdite mblidhen në këtë fushë për të luajtur në grup midis tyre. Të organizuar nga UNICEF dhe Balkan Sunflowers, këtë vit këta fëmijë pushimet verore i kanë jetuar ndryshe. Të gjithë fëmijët janë të ndarë në tre grupe, ku me ta punojnë 21 vullnetarë. Ditë pas dite UNICEF për ta shpërndan edhe dhurata.

Ky projekt ka filluar këtë vit në disa zona të Shqipërisë. Për fëmijët që janë në gjendje të vështirë, kjo lloj praktike në grup është mjaft e domosdoshme. Franc Petuci, punonjës pranë UNICEF shpjegon, se ky projekt do të vazhdojë edhe gjatë fillimit të vitit shkollor, duke e përshtatur më tej programin me aktivitete sportive, edukim dhe sensibilizim. Në të gjithë Shqipërinë deri tani janë angazhuar mbi pesë mijë fëmijë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended